Një natë në qeli, Salianji para se të shkonte në burg kërkoi…

Përpara se Ervin Salianji të shkonte në Drejtorinë e Policisë për të ekzekutuar vullnetarisht vendimin e Apelit, avokatët e tij depozituan në Gjykatën e Tiranës një kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit.

Për ta zbatimi i vendimit do të sillte pasoja shumë të rënda për Ervin Salianjin, për shkak të cilësive të veçanta të tij si deputet. Ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit të Apelit sjell përfundimin e mandatit të tij si dhe i pengon kandidimin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ku Salianji është caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun Elbasan.

Dërgimi në qeli i Salianjit sjell edhe ndërprerjen e përfaqësimit në Kuvend të qytetarëve të qarkut Korçë, që e kanë votuar në zgjedhjet e prillit 2021. Shtyrjen e pezullim të ekzekutimit të vendimit të Apelit, avokatët do të depozitojnë edhe në Gjykatën e Lartë, gjykata e radhës ku pritet të zhvendoset beteja e Salianjit për të shfuqizuar dënimin e dhënë ndaj tij në dy shkallët më të ulëta.

SHKARKO APP