Partia Socialiste mbledh të premten Kryesinë për Presidentin e ri. Zbardhet agjenda
Politikë E Martë, 31 Maj 2022 13:04
Teksa pritet që këto ditë të mbahet edhe raundi i katërt për votimin e kandidatit për president, PS është vënë në lëvizje.
Kështu, ditën e premte Partia Socialiste do te mbledhë kryesinë e saj.
Sipas rendit të ditës, mësohet se mbledhja do të nisë në orën 17:00. Kujtojmë se kryeministri Rama vjen të premten nga turi i tij i vizitave në SHBA.