VIDEO/ 24 orë në burg, Salianji jep mesazhin e parë nga qelia. Ja çfarë shkruan

24 orë pasi u dërgua në burgun e Fierit, deputeti Ervin Salianji jep mesazhin e parë nga qelia, ku përmes një postimi në Facebook, thotë se do të dalë triumfues sepse ka plot energji. ”Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra”,-shkruan Salianji.

SHKARKO APP