Premier League me më shumë gola që nga 1992. Haaland goleadori i sezonit me 27 finalizime, realizohen 49 autogola

Premier League ka një sezon unik dhe të jashtëzakonshëm. Elita e futbollit anglez dhuroi edicionin me më shumë gola që nga viti 1992. Plot 37 gola të realizuar në javën e fundit, me 380 ndeshjet që prodhuan 1.246 gola në total.

Ka disa faktorë që shpjegojnë “lumin” e golave. E para ndikuar nga minutat e shumta të shtesave, stili sulmues i skuadrave, por edhe dobësia në prapavijën e ekipeve që u ngjitën nga kategoria e dytë, Luton, Bërnli dhe Sheffilld Junajtid për tu rikthyer sërish në Championship. Manchester City ka peshën më të madhe në këtë statistikë.

Kampionët kanë shënuar 96 herë, ku 27 prej tyre mbajnë firmën e Erling Haaland, goleadori më i mirë i kampionatit. Nënkampionët e Anglisë, Arsenali festoi 91 herë, Liverpool 86 dhe Njukasëll një më pak.

Sheffilld Junajtid me mbrojtjen më të keqe, pasi me 104 golat e pësuar vendos edhe një rekord negativ në Premier League. Ajo që bie në sy janë edhe autogolat. Plot 49 të tillë të  realizuar në këtë sezon, për të barazuar rekordin e vendosur 10 vite më parë.

SHKARKO APP