Premier League, rikthehen tifozët në këmbë pas 27 viteve

Në Premier League do të rikthehen edhe tifozët që mund të qëndrojnë në këmbë. Diçka e tillë ndodh për herë të parë pas 27 vjetëve.

Autoritetet britanike njoftuan se prej muajit janar do të nisin një projekt, i cili do ti lejojë disa klubeve të projektojnë zona të caktuara në tribuna, ku mbështetësit do të qëndrojnë gjatë gjithë ndeshjes në këmbë.

Nga edicioni 1994-’95 impiantet e dy kategorive më të larta në Angli duhej të kishin vetëm tribuna me ulëse, për të evituar përsëritjen e tragjedisë së vitit 1989 në Hillsbru, ku humbën jetën 97 persona.

SHKARKO APP