Presidenti i Barcelonës paralajmëron Koeman: Trajnerët varen nga rezultatet!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur së fundmi për situatën e klubit katalasn. Presidenti i Blaugrana-ve, në një deklaratë për “El Chiringuito”, ka siguruar se “të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre. Koeman është trajneri i ekipit të parë të Barcelonës dhe ajo që duam është që gjërat të shkojnë mirë për të.

“Ne jemi përgjegjës për drejtimin e klubit, kemi më shumë informacion kur marrim vendime dhe duhet të peshojmë gjithçka shumë më tepër. Për ne nuk është problem të marrim vendime të çfarëdo lloji, dhe nëse ato duhet të merren në një kohë të caktuar, qofshin të çdo lloji: ekonomik, sportiv apo social.

Ne jemi me trajnerin, ai është trajneri i ekipit të parë të Barcelonës dhe ajo që duam është që gjërat të shkojnë mirë për të. Trajnerët, jo vetëm Koeman, janë shumë të kushtëzuar nga rezultatet. Koeman është trajneri ynë dhe ne jemi me të”, tha Laporta.

 

 

SHKARKO APP