Home POLITIKE Presidenti Me...

Presidenti Meta nderon gazetarin e njohur shqiptar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”

113
0

Gazetari, regjisori dhe moderatori i njohur Dhimitër Gjoka është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Ilir Meta.

Për vite me radhë, Dhimitër Gjoka ka qenë spiker i lajmeve në ekranin e Top Channel. Gazetari konsiderohet si një personalitet dhe figurë shumë e dashur e ekraneve tona prej dekadash.

Gjoka ka një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer, ka kontribuar në fushën e medias, është autor i dhjetëra skenare filmash, programesh dhe dokumentarësh, është referim për brezat e rinj, që synojnë suksesin në fushën e televizionit.

Presidenti Ilir Meta thotë se është i lumtur që propozuan vlerësimin për të nderuar Dhimitër Gjokën me Titullin e lartë dhe të merituar “Mjeshtër i Madh”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit