Home POLITIKE Presidenti Me...

Presidenti Meta pret ambasadorin e ri të Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Përpjekjet tuaja do i shërbejnë forcimit të marrëdhënieve

76
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti ditën e sotme në takim Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e Ambasadorit dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, sidomos në fushën ekonomike e tregtare.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit për mbështetjen, ndihmën e vyer teknike e financiare dhe programet zhvillimore të dhënë ndër vite nga Arabia Saudite për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Mësohet se ambasadori i ri që u prit sot nga Presidenti Meta, zoti Faisal Ghazi Ismail Hifzi është nga diplomatët më profesionistë të Arabisë Saudite.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit