Presidenti Meta: Sali Berisha si vera, aq më tërheqës dhe demokrat bëhet me kalimin e kohës

Presidentit i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar përplasjet në Partinë Demokratike mes Lulzim Berishës dhe ish-liderit të PD, Sali Berisha.

Meta tha se “nuk ishte detyra e tij për ta komentuar”, por nuk mund të rrinte pa folur për ish-aleatin e tij dhe bashkëpunëtorin më të ngushtë për të cilin më herët ka theksuar se e ka “pikë të dobët”.

Për Presidentin Meta, Sali Berisha është si verë, që sa më shumë kalon koha aq më shumë tërheqës bëhet.

Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla pasi nuk është detyra ime. Por zoti Berisha, nuk mund të rri pa e thëne se, është si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet dhe aq më demokrat”, theksoi Meta.

SHKARKO APP