Presidenti Meta uron nxënësit me foton e veçantë nga bankat e shkollës

Presidenti Ilir Meta u uron një vit të mbarë për të gjithë nxënësit që nisin sot vitin e ri shkollor.

Bashkë me urimin e tij, Presidenti Meta publikon edhe një foto të veçantë i ulur mes nxënësve në bankat e shkollës.

Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik! 💐📚🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.

 

 

SHKARKO APP