Presidentja e KE: Pres ende rezultate nga Reforma në Drejtësi. Ja kur mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës për media në Qerek të Krujës, ku inspektoi shkollën e rindërtuar me fondet e BE, foli për përparimin që ka bërë Shqipëria në Reformën në Drejtësi dhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Von der Leyen tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, ndërsa shtoi se brenda vitit mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Rajoni ka nevojë për bashkëpunim dhe pajtim. Ju keni punuar për këtë çështje, rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Shqipërisë është shqetësuese. Është e rëndësishme që të ulen tensionet dhe të vendoset dialogu. Edhe BE u arrit falë dialogut. Pra ky është një proces i gjatë, i cili sjell një të ardhme me paqe dhe begati. Dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për përparimin që ka pasur me reformën në drejtësi. Sigurisht që duhet të drejtojmë sytë drejt së ardhmes, por duhet parë dhe e shkuara. Ky ka qenë sukses i madh dhe e di që po punoni për luftën e pastrimit të të ardhurave. Pres punë të tjera në këtë drejtim. Së bashku do të vendosim kursin e të ardhmes.

Si anëtare e të ardhmes në BE, unë dua që Shqipëria të marrë pjesë në konferencë për të ardhmen e Evropës, pasi ne duam të dëgjojmë zërin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi punuar fort për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ju i keni kryer detyrat tuaja, kemi kërkuar shumë dhe ju i keni bërë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të kapërcyer pengesat. Shpresoj shumë që të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare në fund të këtij viti”, tha Von der Leyen.

SHKARKO APP