Home Sporti Princi i Kamb...

Princi i Kamboxhias kërkon të blejë Saint Etienne, trembet PSG-ja

151
0

Që nga mbërritja nga Katari e Al-Thanit te PSG në vitin 2011, investitorët e huaj në Ligue 1 janë shtuar së tepërmi. Norodom Ravichak, nipi i ish-mbretit të Kamboxhias, Norodom Sihanouk, konfirmoi se dëshiron të blejë klubin francez Saint Etienne.

Në një intervistë me Radio France Internationale, princi kamboxhian deklaroi: “Është e vërtetë që jam ofruar si kandidat për të blerë Saint-Etienne. Nuk vij këtu për të bërë një transaksion financiar. Dua të investoj për një afat të gjatë kohor dhe të kujdesem për Saint –Etienne. Nëse biem dakord, do t’i siguroj këtij klubi mjete të mjaftueshme financiare për të përmbushur ambiciet dhe për t’i kthyer Saint Etienne lavdinë e dikurshme.”

Saint Etienne ka 10 kampionate të fituara në Ligue 1 nga viti 1957 deri më 1981.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit