Pritet të prishen 50 objekte pa leje! IKMT nis aksionin për shembjen e hoteleve dhe restoranteve në bregdetin e Vlorës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të shembë objekte e ndërtesa në kuadër të projektit Lungomare 3. Sot IKMT shkon në Vlorë dhe nis shembjen e objekteve në Radhimë.

Aksioni ka nisur sot dhe gjatë kësaj dite priten të shemben 3 beach bare në aksin Radhimë-Orikum.

Aksioni do prekë edhe objekte të mëdha, restorante e hotele në ditët në vazhdim, nuk ka patur kundërshtime nga pronaret e objekteve.

Burime bëjnë me dije se IKTM do të prishë rreth 50 objekte.

SHKARKO APP