Home POLITIKE Priti në radh...

Priti në radhë për të votuar, Basha: Deri në fund beteja për përmbysjen e regjimit Rama-Doshi

8
0

Kreu aktual i PD-së, njëherësh edhe kandidat për një tjetër mandat, Lulzim Basdha ka votuar ditën e sotme në selinë blu, ku ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat.

Ai është shprehur se po zhvillohet një proces pozitiv, ku një anëtar ka të drejtën e një vote, duke theksuar se është vlerë e shprehjes së lirë. Basha nuk la pa përmendur edhe betejën e PD-së, në kundërshtim të qeverisë, ku sipas tyre do të bjerë poshtë regjimi Rama-Doshi.

“Dua ta falënderoj mediat, të gjithë demokratet e demokratët, të gjithë ata që janë kujdestarë të këtij procesi, këtij procesi unik të vlerave tona, ku një anëtar një votë, janë vlerat e shprehjes së lirë. E kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë për shqiptarët dhe do e çojmë deri në fund në përmbysje të regjimit Rama-Doshi”.

Lulzim Basha ka kandiduar sërish për të vijuar të mbajë drejtimin e partisë. Ai garon përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit dhe Agron Shehajt. Dega nr. 2 e partisë po voton në selinë qendrore të PD-së. Pjesëmarrja në votime e demokratëve ka qenë e lartë, aq sa Basha ka pritur në radhë për të votuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit