Prof. Dr. Elmas Leci: Ujërat territoriale nuk mund të jenë pronë e marrëveshjeve të fshehta

Prof. Dr. Elmas Leci, Drejtor Ekzekutiv,  Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

Deklarata e Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, e bërë së fundi në Parlamentin grek mbi vendimin e tij për të zgjeruar ujrat territoriale me 12 milje detare, nuk ishte një deklaratë e pa pritur, as e para e këtij lloji. Edhe më parë opinioni ishte, apo është i mbarsur, me çështjet e Detit dhe autoritetet greke kanë bërë pothuajse deklarata të tilla të njëpasnjëshme këto vitet e fundit. E tanishmja, merr propocione, sepse bëhet nga vetë Kryeministri i atij vendi, bëhet në Parlament dhe në një moment feste, por edhe pandemie.

Sjellja e Kryeministrit grek me tonacionin e tij në Parlament, të le përshtypjen se ai e paska gjithçka në dorë për të zgjeruar ujrat territoriale të shtetit të tij, madje edhe shumë lehtë, sikur të ishte në pronën e vet. Vërtet e Drejta Ndërkombëtare Detare e njeh limitin kufi të një shteti 12 milje largësi nga brigjet e tij, por kjo nuk do të thotë se është domosdo një e drejtë ekskluzive, ka apo s’ka ai limit detar për t’u zgjeruar pa prekur të tjerët. Këtu është edhe hileja e Mitsotakisit, i cili deklaroi në Parlamentin e tij zgjerimin, pa patur det për zgjerim. Ku do shkojë Mitsotakis me zgjerimin, do hyjë në Shqipëri?! Këtë vetëm një mendje megallomane dhe hegjemoniste e ngre dhe e percepton si të drejtë ekskluzive të shtetit të tij në kurriz të shtetit shqiptar.

Ngado ta vërtitësh e ngado ta kanalizosh, Dekreti i Këshillit të Lartë i Shtetit të Greqisë

për zgjerimin e kufirit detar në 12 milje, nuk mban erë të mirë. Aq më tepër po të bëjmë analizën a diplomacisë së fundit të bisedimeve mes dy kryeministrave, atij grek dhe atij shqiptar, që ky i fundit i shkoi para pak kohësh në zyrë Mitsotakisit, fakt që tregon se “marja zemër” e grekut dhe ngritja e këtij synimi, deri në organin me të lartë ligjvënës Parlament, bazohet te ndonjë marrveshje e fshehtë mes palëve, te një “marrje fjale” për t’ja lëshuar detin grekut. Mos qoftë kështu! Por deklarata e Mitsotakisit flet vetë, flet shumë. Nuk mundet të bëhet një deklaratë e tillë, pa një siguri nga ana e fqinjit. Mendoj se Kryeministri ynë duhet të ishte prononcuar menjëherë për dekretin e Presidentes së Greqisë, ku të theksonte edhe se çfarë ka biseduar me kryeministrin grek në vizitën e tij të fundit në Greqi për deklaratën dhe Çështjen e detit.

SHKARKO APP