Home POLITIKE Promovimi i t...

Promovimi i triologjisë letrare “Kthimi”, Meta: Personazhet përballojnë stuhinë politike, duke mbrojtur palcën kombëtare

100
0

Presidenti Ilir Meta, sot mori pjesë në promovimin e librit më të ri nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji. Në facebook, Meta shkruan se personazhet përballojnë stuhinë politike ushtarake të ndarjes së besimeve, dhe ata dalin aq të fortë sa ngrihen mbi ndasitë e kohës duke mbrojtur palcën kombëtare njerëzore të vazhdimit të jetës. ”Autori ka ndërtuar një fabul sa njerëzore dhe lirike, sesi gjenden e reagojnë shqiptarët përballë dramës së madhe të pushtimit osman, që vendos me të gjitha mjetet një besim të ndryshëm fetar”.

Postimi i plotë

Triologjia letrare “Kthimi” me autor Ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergji është një rrëfim i sinqertë, historik, jetësor, filozofik dhe njerëzor i fatit të shqiptarit dhe shqiptarëve, që u gjendën në përplasje me pushtuesin osman.

Autori ka ndërtuar një fabul sa njerëzore dhe lirike, se si gjenden e reagojnë shqiptarët përballë dramës së madhe të pushtimit osman, që vendos me të gjitha mjetet një besim të ndryshëm fetar.

Imzot Dodë Gjergji zbulon rrugët, mënyrat dhe mjetet, se si personazhet e tij të përballojnë stuhinë politike ushtarake të ndarjes së besimeve dhe ata dalin aq të fortë sa ngrihen mbi ndasitë e kohës duke mbrojtur palcën kombëtare njerëzore të vazhdimit të jetës, për të mbrojtur e ruajtur kohezionin kombëtar dhe analizuar triumfin kombëtar përmes një vëllazërimi, mbi të gjitha me emrin shqiptar.

Kjo është një vlerë e madhe e trilogjisë së autorit Imzot Dodë Gjergjit. Urime dhe suksese për vepra të reja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit