Pronari i ri bën gati 3 largime nga United gjatë merkatos së verës

Mediat angleze raportojnë se aksioneri i ri i Manchester United, Sir.Jim Ratcliffe, është gati për një ristrukturim të vërtetë te “Djajtë e Kuq” gjatë verës

Kontrata e Raphael Varane nuk do të rinovohet por edhe Casemiro duhet të largohet, pasi rendimenti i tij ka rënë ndjeshëm.

Një tjetër lojtar që është i destinuar të paketojë valixhet është Antony. Braziliani, 24 vjeç, u ble në gusht 2022 për 95 milionë, një shumë që nuk është shlyer asnjëherë për sa i përket paraqitjeve.

Këtë sezon, ish-lojtari i Ajax ka bërë 26 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar vetëm një gol dhe duke shërbyer një asist. Manchester United ka vendosur çmimin për një shitje të mundshme të Anthony, 50 milionë euro.

Nga largimi i këtyre lojtarëve, klubi do të kursejë edhe mjaft para për sa i përket rrogave të tyre.

SHKARKO APP