Home Sporti Propozohet nd...

Propozohet ndryshimi i formatit të Bundesligës për të thyer dominimin e Bayernit

95
0

Shumë skuadra kanë tentuar që të thyejnë dominimin e Bayernit në Bundesligë, por asnjë prej tyre nuk ja ka dalë që nga sezoni 2012-2013. Në muajin maj, bavarezët fituan titullin e 9-të radhazi, pasi ekipe si Dortmund, Leipzig dhe Leverkusen nuk ja dolën që ta ndalin. Presidenti i Bundesligës, Wolfgang Holzhauser ka propozuar ndryshimin e formatit të kampionatit, për ta bërë më tërheqës për tifozët.

“4 ekipet më të mira mund të luajnë në gjysmëfinale ndaj njëra-tjetrës pas sezonit të rregullt. Ekipi kryesues mund të luajë ndaj vendit të katërt, dhe i dyti ndaj të tretit. Fituesit do të luajnë finalen mes tyre, ndërkohë që humbësit për vendin e tretë dhe të katërt.

Ky format mund të jetë më tërheqës për tifozët. Ata nuk do ta mendojnë kampionatin të mbyllur që në tetor. Mund të jetë një zgjidhje dhe nga pikëpamja financiare”, deklaroi Holzhauser. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit