Protesta të shtunën, Berisha mbledhje në seli: Rama s’e lëshon pushtetin, por njeh veç forcën dhe frikën

Të shtunën do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha. Pasditen e sotme, kreu i PD-së u takua në selinë blu me anëtarët e degëve 8 dhe 10 të Tiranës. Kreu i PD-së u shpreh ndër të tjera se afera e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal, është e njohur në mbarë botën dhe për të është një akt armiqësor ndaj SHBA-së.

“Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por këtë fushë për SHBA, vendet anëtare të NATO. Aktin që ka bërë Rama mund ta bënte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA.

Rama nuk njeh asnjë kufi dhe asnjë normë. Ai i lejon vetës çdo lloj akti në funksion të pushtetit të vet, dhe kjo përbën një fatkeqësi për një komb.

Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë, njeh vetëm, gjuhën e forcës dhe frikë, ndryshe nuk ikën. McGonigal e përdori si vrarës me pagesë kundër opozitës”, tha Berisha.

SHKARKO APP