Home POLITIKE Protestë mars...

Protestë marshim për vrasjen e Sabrinës, qytetarët thirrje për Drejtësi

121
0

Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish-burri, Elton Metaj, ka ngritur me dhjetëra qytetarë në protestë. Me pankarta në duar, ata kërkojnë Drejtësi për këtë krim, por mbi të gjitha që jeta e gruas në Shqipëri të jetë e sigurtë. Vëllai i viktimës, Armando Bengaj, pjesë e protestës, thotë se ish-kunati i tij ka qenë një dhelpër që e luajti mirë rolin.

”Ata janë fajtorët që e nxorën nga burgu at nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë që gjoja ka qenë i sëmurë, ai ka qenë një dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur, neve. Na i punoi mbrapa krahëve”.

Një tjetër pjesëmarrëse ka thënë se të gjitha institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e grave të pafajshme, ku ky vit na gjen me 14 gra të vrara. “Ky vit na gjen me 12 gra ministre dhe 14 gra të vrara. Fajtorët kanë emër nga mjeku psikiatër, nga prokurori, nga gjykatësi vrasës, kanë dështuar të gjitha institucionet e tjera”, tha një pjesëmarrëse në protestë.

Në protestën e sotme, ku qindra vajza dhe gra kanë “pushtuar” rrugët për drejtësi, janë parë edhe figura politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj dhe Erisa Xhixho.

Po ashtu, edhe një protestë e ngjashme është duke u zhvilluar në qytetin e Fierit, duke kërkuar drejtësi për të renë. Vëllai i një prej viktimave nga dhuna e bashkëshortëve ka treguar eksperiencën e tij tragjike për mediat në protestën e zhvilluar ditën e sotme në Fier.

“Ime motër është vrarë nga ish-bashkëshorti dhe fëmijët e saj i kam unë. 90% e tyre vrasësve mendojnë vetëm për veten. E kemi të vështirë, kemi edhe kërcënime nga krimineli që ka vrarë motrën. Unë kam bërë denoncim dhe janë mbyllur të dyja nga prokuroria e shtetit. Ata i kanë mbyllur për arsye të ndryshme. Halli na ka ngelur neve. Rivendosja e dënimit me vdekje mund të jetë arsyeja që t’i pakësojë, jo t’i eliminojë”, tha qytetari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit