PS kryeson në Shijak, Rama përgëzon Elton Arbanën përmes një video telefonate

Edi Rama ka përgëzuar kandidatin për bashkinë e Shijakut Elton Arbanën dhe ekipin e tij përmes një video telefonate pasi po kryeson. Arbana është 4088 vota para kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rezart Tusha. Janë numëruar 47 kuti nga 54 që ka në total në bashkinë Shijak.

Edhe në Bashkinë e Durrës po vijon numërimi i votave, ku është pasqyruar rezultati i 300 kutive nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.62% të votave përkundrejt 44.38% të votave të rivalit të saj Igli Cara, kandidat i ”Bashkë Fitojmë”.

Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i ”Bashkë Fitojmë” Agron Loka janë numëruar deri tani 83 kuti nga 92 që janë gjithsej. Bushi i PS kryeson bindshëm me 65.25% ndërsa Loka me 34.75%.

SHKARKO APP