PS ngre me shumicë votash Komisionin Parlamentar kundër dezinformimit

Komisioni Parlamentar kundër Dezinformimit u miratua këtë të mërkurë, vetëm me votat e maxhorancës në Konferencën e Kryetarëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar ka në fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Fakti që jemi vonë nuk duhet të na bëjë të vonojmë më tepër. Objekti i këtij Komisioni të Posaçëm do të hyjë të paktën në termat e 4 komisioneve të tjera parlamentare (Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit). Do të jetë me afat 1-vjeçar, sepse fusha e veprimit të këtij komisioni është shumë e gjerë. Ekzaktësisht ky komision do të marrë në shqyrtim edhe zbatimin e ligjit të AMA-s që përmendi zonja Açka. Komisioni i Posaçëm i PE ka zgjatur më shumë se dy vjet dhe është marrë me të gjitha ndërhyrjet në shtetet e BE”, deklaroi Çuçi.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi më tepër kohë për komisionin.

SHKARKO APP