PS propozon mbledhjen e Kongresit më 20 Korrik

Partia Socialiste pritet që të mbledhë Kongresin Zgjedhor më datë 20 Korrik.

Mësohet se propozimi pritet që të miratohet këtë të hënë pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së.

Në Kongres do të bëhet zgjedhja e anëtarëve të Përfaqësisë së Kongresit Zgjedhor të PS-së.

Selia rozë ka vendosur që Numri i anëtarëve të Përfaqësisë sipas qarqeve/degëve të jetë:

Qarku Shkodër – 2 anëtarë të përfaqësisë.

Qarku Kukës – 1 anëtar të përfaqësisë.

Qarku Lezhë – 1 anëtar të përfaqësisë.

Qarku Dibër – 2 anëtarë të përfaqësisë.

Qarku Durrës – 2 anëtarë të përfaqësisë.

Qarku Tiranë – 7 anëtarë të përfaqësisë.

Qarku Elbasan – 3 anëtarë të përfaqësisë.

Qarku Fier – 4 anëtarë të përfaqësisë.

Qarku Berat – 2 anëtarë të përfaqësisë.

Qarku Korçë – 3 anëtarë të përfaqësisë.

Qarku Gjirokastër – 1 anëtarë të përfaqësisë.

Qarku Vlorë – 3 anëtarë të përfaqësisë.

Dega e PS Greqi – 1 anëtar të përfaqësisë.

Dega e PS Itali – 1 anëtar të përfaqësisë.

SHKARKO APP