PS tërhoqi Amnistinë Penale, Lulzim Basha vendos dy kushte për të votuar pro

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat për amnistia penale, që sipas tij maxhoranca ka si qëllim që të lirojë zyrtarët e korruptuar.

Në fjalën e tij, Basha tregoi dy kushtet që i vendos maxhorancës për të votuar pro amnistisë.

Dëgjuam një deklarim të PS për arsyen se pse u hoq amnistia. Shpresoj të jetë pjesë e gënjeshtrave të këtyre ditëve dhe të mos jetë pjesë e pazarit të gjësë së gjallë për të peshkuar deputetë për të votuar. Hapi i parë që e zgjidh këtë, është heqja dorë nga propozimet që u futën tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar. Së dyti, të futën propozimet e PD për t’u përfshirë në amnisti protestuesit. Është kërkesë e PD, nuk është kërkesë për negocim, është e domosdoshme. Nuk ka asnjë tërheqje, ta marrin parasysh ata që kanë shumicën e votave, është qëndrimi ynë dhe i pandryshueshëm”, tha Basha.

SHKARKO APP