Home Sporti PSG bën gati ...

PSG bën gati super planin në merkato, largon Mbappe dhe afron Haaland

100
0

Paris Saint Germain ka ide të qarta për merkaton e verës, teksa duket se po planifikon që të zëvendësojë Kylian Mbappe me Erling Haaland. Francezi do të largohet në fund të këtij sezoni kur t’i përfundojë kontrata me parametër zero nga PSG me destinacion të ri Realin e Madridit, drejtori sportiv i parisienëve Leonardo po mendon ta zëvendësojë me Erling Haaland.

Për norvegjezin e talentuar Borussia e Dortmundit refuzoi një ofertë prej 120 milionë eurosh gjatë kësaj vere duke patur parasysh edhe faktin që vitin tjetër hyn në fuqi klauzola e largimit prej 75 milionë eurosh.

Drejtori sportiv i parisienëve duhet të përballet edhe me kërkesat e larta të menaxherit të lojtarit Mino Raiola. Ky i fundit kërkon një kontratë afatgjatë me një pagë të kripur prej 50 milionë eurosh në sezon për futbollistin.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit