PSG duhet të paguajë 15 milionë euro nëse shkarkon Pochettinon

Mauricio Pochettino duket gjithnjë e më larg Parisit teksa zërat për shkarkimin e trajnerit argjentinas në fund të sezonit po bëhen gjithnjë e më të shtuara, por “L’Equipe” ka zbuluar një klauzolë të veçantë të kontratës së tij me klubin francez.

PSG-ja do t’i duhet t’i paguajë Pochettino-s, i cili ka kontratë deri në qershor 2023 (8 milionë në sezon), rreth 15 milionë euro në rast shkarkimi këtë verë (shuma e shpenzuar që do të shkonte deri në 20 milionë, duke shtuar asistentët e trajnerit argjentinas).

Për stolin e PSG ndërkohë po mendohet për afrimin e Zidane, i cili për momentin është pa skuadër dhe mund të ishte zgjedhja ideale për të komanduar yjet e shumtë që ka ekipi parisien. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP