PSG vendos një tjetër rekord, 300 milionë euro humbje në buxhetin sezonal

Paris Saint Germain po përgatitet të thyejë një rekord të ri negativ. Sipas raportimeve të “L’Equipe”, klubi do ta mbyllë vitin financiar 2021/22 me një deficit që mund të arrijë deri në 300 milionë euro, – 224.3 milionë të buxhetit të një viti më parë.

E përditshmja franceze raporton se në sezoin 2022/23 gjërat janë të destinuara të përkeqësohen edhe më tej, duke qenë se në llogari do të hyjë edhe kontrata e re e Kylian Mbappe , e cila hyn në fuqi nga 1 korriku.

Klubi Al-Khelaifi dotë përballet me një deficit të frikshëm, i cili rrezikon të ndikojë shumë edhe në merkato të verës.

SHKARKO APP