”Putin zgjodhi luftën”, Presidenti Biden shpall sanksionet e reja kundër Rusisë

”Është një sulm i paramenduar që është planifikuar prej muajsh”, kështu shprehet Presidenti i SHBA-së, Joe Biden disa orë pasi Rusi nisi bombardimet në Ukrainë. Në një dalje për mediat, Biden tha edhe se Putin zgjodhi luftën, ku edhe shpalli sanksionet e reja kundër Rusisë.

“Ne kemi parashikuar atë që do të ndodhte. Ne paralajmëruam çfarë do të ndodhte në dy rajonet. Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj Ukrainës. Ne paralajmëruam për atë çfarë mund të ndodhte. Kombet e Bashkuara bënë thirrje të ruhej sovraniteti i Ukrainës. Kur u bënë këto thirrje, paralajmërime, nisi edhe sulmi i Rusisë në Ukrainë.

Ne kemi qenë transparentë dhe kemi dhënë informacionet e duhura për atë që do të ndodhte. Putin zgjodhi agresionin, luftën dhe tashmë ai do të përballet me partnerët. Jemi të gjithë të bashkuar në këtë mision.

Ashtu sikurse e bëmë të ditur edhe në takimin e G7, do të kemi një kundërpërgjigje të përbashkët kundër Rusisë. Do t’ia kufizojmë Rusisë mundësinë për të bërë biznes e për të qenë pjesë e ekonomisë globale. Pra do të jenë sanksione ekonomike”, tha Biden.

SHKARKO APP