Qazim Laçi dhe Tuci fitojnë dhe Kupën në Republikën Çeke me Spartën e Pragës (VIDEO)

Qazim Laci dhe Indrit Tuci po kalojnë një sezon fantastik me Spartën e Pragës. Vetëm pak ditë pas u shpallën kampion në Republikën Çeke, dyshja shqiptare arriti që të fitojë dhe të bëjë për vete dhe Kupën e Çekisë.

Në finale, Sparta e Pragës mposhti 2-1 rivalët e përjetshëm të Vikoria Plzenin në një ndeshje me shumë dinamik dhe tensione jo vetëm në fushë por edhe në tribuna. Meritë të veçantë në sukseset e kësaj skuadre kishte padyshim dhe shqiptari Qazim Laçi që është një titullar i padiskutueshëm për ekipin çek.

Ndërkohë, Indrit Tuci u transferua në kryeqytetin çek në muajin janar dhe është aktivizuar në disa takime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AC Sparta Praha (@acsparta_cz)

SHKARKO APP