Që PD të mos mbesë opozitë

Nga: Redjon Shtylla

Shumë shpejt do të kemi qeverinë ”Rama 3” në punë, dhe PD bashkë me aleatët në Kuvend si opozitë, pasi kështu vendosi sovrani më 25 prill. Kjo do të jetë opozita e 3-të e PD-së dhe e Lulzim Bashës, i cili nga ana tjetër ka një luftë personale me liderin demokrat Sali Berisha, e cila nuk do të jetë aspak e lehtë. madje më e forta për të.

Ish-kryeministri Sali Berisha është edhe ”de jure” jashtë grupit parlamemtar të PD-së. Kuvendi ka bërë publike grupet parlamentare, ku tek i PD-së është reflektuar numri i deputetëve që ka depozituar Lulzim Basha. Edhe pse deklaroi se ishte pjesë e grupit, tashmë Berisha është zyrtarisht deputet pa grup parlamentar.

Selia blu është e ndarë në dy kampe, dhe kjo nuk është aspak e mirë, pasi në vend që të merren me punët e qeverisë, kanë rrëmunjë ambientin brenda selisë dhe kjo mund të zgjas shumë, aq sa PD të mbetet ”përjetë” në opozitë.

Vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e liderit historik të PD-së, Sali Berisha nga grupi parlamentar, nënkryetarja e PD-së Grida Duma e cilëson si një akt të madh që e mori personalisht kryetari Basha. Forumi Rinor i PD-së kërkon referendum, kurse Berisha ka nisur takimet nën moton ”Për një PD më të bashkur”.

Që PD të mos mbesë opozitë, duhet të shuajë njëherë e mirë debatet brenda, pasi kaq shumë debate janë veç se lajme për mediat dhe goditje për PD. Që PD të mos mbesë opozitë, duhet të shoh përpara dhe të denoncojë çdo abuzim të qeverisë, me fakte, prova dhe akuza konkrete.

Që PD të mos mbesë opozitë përjetë, duhet që mbi 622 mijë votat e marra më 25 prill, brenda një kohe të shkurtër ti bëjë 800 mijë dhe në zgjedhjet vendor të marrë sa më shumë bashki.

Që PD të mos mbesë opozitë, duhet që të mbajë frymën e ndryshimit që populli e do, por nuk ka besim. Që PD të mos mbesë opozitë, duhet të mos përçahet me LSI-në, pasi në zgjedhje kjo forcë mori mbi 100 mijë vota, edhe pse ndryshimet në ligje e dërrmuan.

Që PD të mos mbesë opozitë, zërat e quajtur kritikë ti afrojë, ti mbajë pranë vetes. Të jetë një PD si PS, që është një trup, një mendje dhe një mënyrë e të punuarit. Veç se bashkë, pa devijime dhe pa rrëmunjë, PD-ja ka shumë shance që të mos mbesë opozitë.

SHKARKO APP