Home POLITIKE Qeveria e re,...

Qeveria e re, Meta kërkesë Prokurorisë të verifikojë emrat e ministrave të propozuar nga Rama

644
0

Presidenti i vendit Ilir Meta i ka dërguar një kërkesë prokurorisë për verifikimin e emrave të ministrave të propozuar nga kryeministri Rama.

Në shkresën e tij, kreu i shtetit i kërkon organit të akuzës të kthejë përgjigje sa më parë, duke cituar edhe afatet që janë parashikuara në Kushtetutë se ministri emërohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SEKRETARI I PËRGJITHSHËM Tiranë, më 19-2021

Nr. 2765 Prot
Lënda:
Kerkese per verifikim dhe informacion

PROKURORISË SË PËRGJITHSHME

Tiranë

Me shkresën nr. prot. 4281, date 11.09.2021. Kryeministri i emeruar zoti Edi Rama ka përcjelle

pranë Presidentit të Republikës, propozimin e tij për përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe emërimin e ministrave, me përbërje si më poshtë: 1. Zoti Arben Nevruz Ahmetaj, i datëlindjes 28.06.1969, lindur në Gjirokastër.

2. Zonja Olta Anxhelo Xhaçka, e datelindjes 25.12.1979, lindur në Tiranë; 3. Zoti Niko Aleks Peleshi, i datëlindjes 11.11.1970, lindur në Korçë, 4. Zoti Bledar Triumf Çuçi, i datëlindjes 14.11.1970, lindur në Tiranë;

5. Zonja Delina Sokol Ibrahimaj, e datelindjes 23.12.1983, lindur në Tiranë, 6. Zonja Belinda Çlirim Balluku, e datelindjes 9.10.1973, lindur në Tiranë; 7. Zonja Evis Kolë Kushi, e datëlindjes 7.10.1975, lindur në Elbasan;

8. Zoti Ulsi Qerim Manja, i datëlindjes 5.10.1973, lindur në Dibër. 9. Zonja Elva Lefter Margariti, e datelindjes 14.06.1980, lindur në Tiranë;

10. Zonja Frida Astrit Krifca, e datëlindjes 20.03.1978, lindur në Tiranë:

11. Zonja Ogerta Dhionis Manastirliu, e datëlindjes 31.12.1978, lindur Tiranë;

12. Zonja Mirela Mentar Kumbaro (Furxhi), e datëlindjes 4.03.1966, lindur në Tiranë;

13. Zonja Elisa Aleksander Spiropali, e datelindjes 15.03.1983, lindur në Tiranë,

14. Zonja Bora Kastriot Muzhaqi, e datelindjes 11.03.1990, lindur në Elbasan;

15. Zonja Edona Xhavid Bilali, e datëlindjes 13.06.1989, lindur në Shkodër.

16. Zonja Milva Vilson Ekonomi, e datëlindjes 31.12.1962, lindur në Tiranë.

Bazuar në nenin 92/h të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, kërkon të informohet nëse dispononi të dhëna, apo informacione mbi emrat e kandiatëve të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi për t’u iniciuar, për secilin prej tyre.

Nëse për këta shtetas disponohen informacione të kësaj natyre, pa cenuar sekretin hetimor, kërkojmë që, të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm. Lutemi që ky informacion të na përcillet, brenda një kohe sa më të shpejtë, pasi siç dhe ju e dini, sipas nenit 98 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës do të duhet të shprehet mbi këto emërime brenda 7-ditëve nga administrimi i propozimit prej Kryeministrit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit