Home POLITIKE Qeveria lejon...

Qeveria lejon që Garda të përdorë lëndë kimike neuroparalizuese

311
0

Nisur nga protestat e opozitës në vitet e fundit, ka bërë që sot Këshilli i Ministrave të marrë vendimin që ka të bëjë me përdorimin e armantimeve, lëndëve paralizuese dhe pajisjeve të tjera për përdorimin e forcës nga garda e republikës së Shqipërisë. Sipas një VKM-je, parashikohet që Garda të pajiset me armatim të ri, duke përfshirë këtu edhe të lëndëve kimike neuroparalizuese.

VENDIMI

1-Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2-Deri në rinovimin e plotë të armatimit, strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë përdorin armatimin e pajisjet aktuale.

3-Vendimi nr.830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4-Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit