”Qytetarët të lodhur me PD-në”, ish-deputeti Bogdani: Sherri nuk të çon askund, duhet rifreskim

Ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani flet për aksionet e grupit të Berishës në Kuvend, ku thotë se sherri nuk i bën mirë askujt, dhe se kjo situatë i ka lodhur qytetarët demokratë. Sipas për të larguar këtë tymnajë në opozitë duhet një vullnet i fortë politik, që përfshin bashkimin e partisë, reformimin e punës dhe rifreskimin e saj.

”Një opozitë e dobët në një vend si Shqipëria, tregon që është një vend që po shkon keq. Edhe në një vend më demokratik, pa opozitë, kryeministri do gabonte. Kjo gjendja e PD-së nuk ndihmon vendin.

Sa i përket Kuvendit dhe a do shkojë Bardhi, këto janë cic-mice. Problemi është se a do zgjidhen problemet e mëdha dhe kjo tymnajë e opozitës. Një vullnet i fortë politik e heq tymnajën në opozitë. E para është bashkimi, për numra dhe frymëzim. E dyta është reformimi. Të jesh përditë me qytetarët. Jo vetëm kur ka fushata elektorale.

Dhe tre, duhet rifreskim. Duhet t’i hapet rruga njerëzve të rinj që frymëzojnë qytetarët.
Me një ekip që ka humbur 7 herë, nëse nuk e ndryshon, rezultati po i njëjtë do të jetë.
Duhet vënë interesi kombëtar, mbi interesat personale dhe partiake”,-tha në ”Panorama tv”.

SHKARKO APP