Rama e ka ”lëshuar”, ish-ministri Ahmetaj: Nuk ka akuzë zyrtare nga Prokuroria

Ish-ministri Arben Ahmetaj, thotë se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë zyrtare nga Prokuroria në lidhje me aferën e incerenatorëve. I ftuar sonte në ”Opinion”, ai thotë se nuk ka firmë në asnjë inceneratorë. Më tej Arben Ahmetaj sqaroi se firmat e tij nuk kanë prodhuar vendim qeverie që të ketë shkaktuar dëme financiare.

”Ka akuzë zyrtare sot nga Prokuroria? Ka një dosje që janë veprimet e ministrive që kanë të bëjnë me procedurën. Në inceneratorët e Elbasanit unë kam zero përfshirje në procedurë. Nuk kam firmë për procedurat te inceneratorëri i Fierit, Elbasanit dhe i Tiranës”,-tha Ahmetaj.

Po ashtu ai u pyet edhe për Klodian Zoton dhe Stela Gugallen. ”Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kishin bërë kërkesë dhe unë nuk jam ministër që jam përfshirë në projektet e ambienteve. Zoton dhe Gugallen se njihja, por Mërtirin që nuk rezulton pronar i asnjë inceneratori po”,-tha Ahmetaj.

Blendi Fevziu: Si nuk figuron more, Gjykata e kërkon si kokën e inceneratorëve?

Arben Ahmetaj: Unë s’e di ku është.

Blendi Fevziu: A e njeh?

Arben Ahmetaj: Do kthehem për pak, s’është koka e asgjëje ai. Si fillim të shpjegoj që kjo letër që kemi këtu, nuk krijoi kurrë një vendim qeverie, pra vlefshmëria është nul. Është nul nga ana juridike.

Blendi Fevziu: Këtë e vendos SPAK.

SHKARKO APP