Rama: Emigrantët të kthehen, ka vende pune të mirëpaguara. Ndërkohë po shikojmë dhe nga Filipinet

Edi Rama tha të “Opinion” se Shqipëria po bëhet gjithnjë dhe me e kërkuar. Po rritet ekonomia, por akoma fuqia punëtore ka probleme. Ndaj kryeministri i mëshoi idesë se duhet të kthehen emigrantët shqiptarë.

Rama tha: “800 Euro merr një kamarier në Radhimë e fle tek prindërit e nuk ka nevojë të paguajë. Ka plot shqiptarë që janë kthyer dhe janë prova që kjo funksionon dhe jemi në një cikël që do të fillojë duke u zbutur, e tregon koha. Në gjithë atë furi zhurme e rrëmuje, shumë gjëra nuk besohen. Ku ka rrogë 200 mijë Lekë në Shqipëri? Shqipëria ka një klimë skandaloze mediatike që ta hapësh, gjatë gjithë kohë zi, zi, zi…

Çdo shqiptar që ikën, është një krah pune që ikën, ndërkohë që ne duam më shumë krahë pune. Por nga ana tjetër, sot bizneset në Shqipëri i kanë të gjithë kapacitetet të marrin punëtorë të huaj dhe fillon dhe bëhet një lloj balancimi i një niveli të caktuar punëtorësh të huaj që deri dje për shembull, punëtorët e Bangladeshit tani as nuk shkojnë t’i kërkojnë, kërkojnë punëtorë më të kualifikuar.

Sot që flasim, ne po bëjmë një negociatë me Filipinet. Tani të të jap një shembull: Filipinet kanë shumë popull dhe shumë krahë pune dhe e përdorin këtë. Po të shikosh radhën e vendeve që nga Austria e vende të tjera plot, 38 vende janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet që të marrin krahë pune. Kjo është një situatë e përgjithshme. Ne deri pak vjetësh ishim një vend që ishte çfarë të ju them…”-vijoi Rama.

SHKARKO APP