Rama flet për krizën energjetike: Mos dëgjoni hienat e të djathtës ruble

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët aty.

Hoteli i ri ku isha unë, nuk ka asgjë më pak nga pikëpamja e cilësisë, dhomës, pishina fantastike në kalanë e Gjirokastrës me atë pamje. Është perfekt. Por situata është shqetësuese sepse kemi hyrë në një epokë të re rreziku e kërcënimesh. Është e paimagjinueshme dhe të mendosh një sekondë që po flitet për një luftë bërthamore që shihet si një përplasje me gurë në lagje. Një luftë bërthamore që do të thotë fundi. Jemi nën goditjen e e inflacionit të luftës ndaj Vladimir Putinit. Basti i Putinit është rrëzimi i Perëndimit, nga dimri. Po flitet sot për një dimër që do të jetë më i vështirë për Europën dhe për ne. Për shkak të vendosmërisë së qeverisë, jemi të pagoditur nga rritja e çmimit të energjisë. Ju funksioni me çmimet e para luftës. Qeveria është këtu për t’u bërë mburojë dhe për të mos lejuar që kriza energjetike, që i ka çuar çmimet në stratosferë, të shfaqet në faturën e familjeve apo të bizneseve të vogla. Pavarësisht se kemi vendosur në fashë deri në 800 kw dhe mbi 800 kemi thënë që se do paguhet çmimi real i energjisë, sërish duke parë që kishim një mundësi nuk e lamë për të futur duart me arkën e familjeve, por sërish e shtymë sepse e krijua një mundësi. Tani jemi duke parë nëse do krijohet dot që të mos vendoset fasha në nëntor. Bashkë me kolegë të qeverisë jam me një mërzi të brendshme sa herë hapim sytë dhe nuk shohim shi, por nga ana tjetër duhet edhe kursim. Duhet kursyer dhe nuk duhen dëgjuar hienat e të djathtës ruble që skërmiet duke sharë e flasim për kursim e flasin për arrogancë, kujt ia tregojnë këta”, tha Rama.

SHKARKO APP