Rama mbledh dy ditë qeverinë në Shëngjin, zbulohen detajet

2024 nisi me një ministri të re, që do të drejtohet nga Blendi Gonxhe. Por edhe me punë nga qeevria ”Rama 3”. Dy ditë do të zgjasin diskutimet e qeverisë në Lezhë, në mbledhjen retreat që ka vendosur të thërrasë kryeministri Edi Rama në një resort privat buzë plazhit të Shëngjinit.

Axhenda zyrtare do të nisë të martën në orën 9:30 ku do të priten përveç kabinetit qeveritarë, drejtuesit politik të qarqeve, Kryetarja e Kuvendit, kryetarët e komisioneve parlamentare, dhe një sërë drejtuesish të institucioneve publike.

Pjesa e dytë e axhendës do të fokusohet te administrata, ku do të përfshihen rezultatet dhe sondazhet për burimet njerëzore. Deri në orën 19:00 të pasdites, debatet do të përqëndrohet në katër blloqet e qeverisjes mbi problematikat e trashëguara të 2023, objektivat e 2024 dhe ndarja e kompetencave të zëvendësministrave për t’u deleguar nga ministrat menjëherë pas retreat-it.

Dita e dytë e axhendës, do të ketë në fokus raportimet nga secili ministër për të bërë një analizë të thelluar të punës së tyre.

SHKARKO APP