Rama me sekretarin e OECD: Do të jetë në samitin e Berlinit në Tiranë
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2023/01/324897500_1179411329374122_4083648919642322243_n-1.jpg)
Gjatë qëndrimit në Davos për Forumin Ekonomik Botëror, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me liderë të ndryshëm dhe përfaqësues të organizatave më të rëndësishme.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë një foto me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann. Po ashtu Rama thekson edhe se Cormann ka konfirmuar praninë e tij në samitin e Berlinit në Tiranë.
“Një bashkëbisedim i veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann, i cili me shumë respekt për punën e për progresin e Shqipërisë në rrugën europiane, konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë”, shkruan Rama.