Rama: Mund të vijë momenti që nuk do të shkoni dot në punë nëse s’jeni të vaksinuar
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2021/12/edi-rama-4-1.jpg)
Në një komunikim për mediat, pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës anticovid, Kryeministri Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen, ndërsa paralajmëroi se mund të vijë momenti kur mund të kërkohet edhe pasaporta e vaksinimit për të shkuar në punë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se vaksina kundër COVID-19 nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja, pasi personat e vaksinuar e kalojnë virusin me simptoma më të lehta.
“U them të gjithëve se mund të vijë moment i që të ndalohen të shkojë në punë pa pasur kartelën e vaksinimi online . U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira të sepse mund të vijë momenti që nuk mund të lejojnë të hyjnë në markete, u them edhe atyre që kanë dyqane të vaksinohet sepse mund tu mbyllet dyqani. Nuk mund të rrezikohet për shkak se një pjese i bën kërshillëk shkencës”, tha Rama.