Home POLITIKE Rama: Në qers...

Rama: Në qershor hyn në fuqi rritja e pagave për administratën publike. Ministrja: Orari i punës 09.00 me 15:30

9638
0

Është prezantuar sot plani i Motivimit të Administratës Publike, që përfshin rritjen e pagave për vitin 2024, fleksibilitetin e orarit në punë, vlerësimin e performances së punonjësve si dhe një seri masash mbështetëse për mbarëvajtjen e punës në Administratë dhe trajtimin e punonjësve. Kryeministri Edi Rama tha se në qershor do të ketë rritje pagash për administratën publike.

”Në qershor hyn në fuqi rritja e re pagave dhe kështu të gjithë do të kenë rritje në pagën e tyre dhe të arrijmë objektivin që kemi shpallur që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro. Nuk diskutohet. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni. Paga e radhës do të jetë paga e rritur dhe është një rritje e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin. Edhe më shumë do të jenë. Është një rritje domethënëse për një periudhë të caktuar kohe. Do të rrisim mbështetjen për pensionistët”,-tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama shtoi edhe se më parë për administratën publike ishte krijuar ideja se janë një çerdhe djajsh, por sot sipas tij, duke parë punën që ka bërë për integrimin ne BE, mund të thotë se është në aset kombëtar.

Pikat kryesore të planit të motivimit janë prezantuar sot nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

1-Fleksibiliteti i orareve në punë

”Të gjithë duhet të jemi në punë brenda një fashe orare të përcaktuar 09.00 me 15:30, kolegët mund të përzgjedhin që ta nisin ditën e tyre më herët dhe ta përfundojnë më herët dhe e anasjellta, praktikë kjo tashmë e aplikuar në disa vende të Evropës, dhe që natyrisht i përjashton ato njësi që kanë kontaktin e drejtpëdrejtë me qytetarin”, tha ajo.

Ndërkohë shtoi ajo, do të ketë dhe disa risi të tjera për sa i takon lejes së zakonshme. “E dyta në listë, ishte një kërkesë e përsëritur për të hequr kufizimin ligjor që buron nga Kodi i Punës, për marrjen e lejes vjetore në jo më pak se një javë kalendarike, Ju e kërkuat masivisisht, si një ndër prioritetet kryesore, dhe ne po përgjigjemi për heqjen e këtij kufizimi, duke çliruar kështu mundësinë që kushdo të planifikojë pushimet që i takojnë ligjërisht në segmente kohore më të shkurtura se një jave”,-tha ministrja Pirdeni.

2-Rritje pagash brenda vitit 2024

Gjatë fjalës së saj Pirdeni theksoi se në korrik përmbyllet dhe rritja më e madhe e rrogave për administratën publike, plan i nisur një vit më parë.

3-Vlerësim performance

“Puna e institucionit do të matet mbi bazën e treguesëve të qartë të performancës, përfshirë këtu dhe aspekte të zhvillimit të kapitalit të tyre njerëzor. Sikurse do të parashikohet në ligj mundësia e dhënies së bonuseve për performancë të mirë në punë, brenda kufizimeve të diktuara nga nevoja e ruajtjes së një qasje sa më objektive”.

4-Trajnime

Ajo tha se prej qershorit nis edhe akademia e lidershipit. “Prej qershorit nis akademia e lidershipit. Do të ketë një trajnim lidershipi të drejtuesve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit