”Rama nuk largohet me votë, veç me mosbindje civile”, Berisha: Të nxisim kudo revoltën

Sali Berisha vijoj që të thotë se kryeministri Edi Rama nuk largohet me votë, por veç me mosbindje civile. I pranishëm në diskutimet për buxhetin e vitit 2024, Berisha tha edhe se beteja ka nisur në Parlament dhe ajo çka deputetët demokratë po bëjnë është betejë kundër grushtit të shtetit.

”Duhet të protestojmë. Ajo që po bëjmë në parlament, kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve, është betejë kundër grushtit të shtetit. Në mënyrë absolute, Edi Rama ka kryer grusht shteti brenda shtetit.

Mosbindja civile është faktuar si rruga më e suksesshme për përmbysjen e diktaturave. Edi Rama nuk largohet me votë, Edi Rama largohet vetëm me mosbindje civile. Ndaj është në detyrimin tonë më madhor si intelektualë, që në natyrën tonë duhet të jemi avoketër të pamposhtur të interesit publik.

Duhet të bëjmë gjithçka të ngrihemi kundër këtij regjimi, të nxisim kudo revoltën, të nxisim kudo mosbindjen civile. Ndaj ju ftoj që të bëjmë gjithçka aty ku jemi, të nxisim revoltën, të nxisim mosbindjen civile”,-tha Berisha.

SHKARKO APP