Rama nxjerr pamjet: Ura e re mbi Vjosë lidh disa fshatra të bukur (FOTO)

“MIRËMËNGJES
dhe me urën e re në bashkinë Përmet, e cila kalon mbi lumin Vjosë, dhe lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi, duke i futur edhe në hartën e Përmetit turistik përveçse lehtësuar jetën e vetë banorëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe disa pamje se si është transformuar kjo urë.

SHKARKO APP