Rama: Po instalohen panele diellore në institucionet e arsimit publik në Shkodër

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se Bashkia Shkodër ka nisur të instalojë panelet diellore në institucionet e arsimit publik, duke nisur si fillim me kopshtet e më të vegjëlve, si një mënyrë efikase për ngrohjen e tyre, kursimin e energjisë, dhe mbrojtjen e mjedisit, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP