Rama poston pamjet nga kantieri i lagjes së re në Fushë-Krujë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i ndërtimit të lagjes së re në Fushë-Krujë.

Në videon e tij, Kryeministri bën me dije po ashtu se pallatet dhe infrastruktura publike do të jenë të përfunduara për Krishtlindje.

Mirëmëngjes dhe me kantierin e lagjes së Rilindjes së Fushë Krujës ku punimet kanë hyrë në fazën finale për banesat individuale, e për Krishtlindje edhe pallatet e infrastruktura publike do të jenë të përfunduara, ju uroj një javë të mbarë“, shkruan Rama.

SHKARKO APP