Rama pret në zyrë Ermal Metën dhe i bën dhuratën e veçantë

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrë Ermal Metën, i cili sot mban koncertin e madh në stadiumin “Air Albania”.

Gjatë takimit në zyrën e tij, Rama i ka dhuruar Ermal Metës librin me piktura.

“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama në Facebook.

Në këtë koncert që pritet të nisë në orën 19:00, Meta ka zbuluar se do të këndojë edhe shqip, një surprizë kjo që ka përgatitur për publikun shqiptar të cilin e ka konsideruar si më të veçantin, kjo për shkak të lidhjes së ngushtë që ka me Shqipërinë, vendin ku u lind dhe u rrit.

 

SHKARKO APP