Home POLITIKE Rama promovon...

Rama promovon Durrësin për fundjavën: Nga shtigjet natyrore në plazhet shkëmbore (VIDEO)

4
0

Kryeministri Edi Rama promovon bregdetin e Durrësit për të kaluar fundjavën. Me këngën në sfond ”Waves” dhe me pamjet mbresëlënëse që vijnë nga i gjithë rrugëtimi Currila-Porto Romano-Marina Ushtarake, kreu i qeverisë uron një pasdite të këndëshme.

Rama bën me dije se ky rrugëtim ka një gjatësi prej 11 km dhe të ofron mundësi edhe për hiking. Vizituesit mund të shijojnë bukuritë natyrore e jo vetëm, mund të ndalojnë edh ene plazhet ranore e shkëmbore.

“Pasdite të këndshme nga peizazhi që ofron rrugëtimi Currila – Porto Romano – Marina Ushtarake në një itinerar me gjatësi 11km, ngjitje/hiking, mes shtigjeve natyrore, me pisha e tarraca ullishtesh deri në kalanë e Hidrovotit, gjatë rrugëtimit nuk mungojnë edhe plazhet me sipërfaqe të vogla ranore dhe shkëmbore”, shkruan Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit