Rama publikon pamje nga tuneli i Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë: Përfundimi i kësaj vepre shkurton me 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ky tunel është me gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë.

Ky është Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë, në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë“, thotë Rama.

 

SHKARKO APP