Pastrimi i plazheve, Rama ndan video nga Darzeza: Turizmi bregdetar të nisë sa më mbarë

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tregon se në prag të sezonit turistik, në plazhet në vend ka filluar puna për pastrimin e plazheve.

Kreu i shtetit, thotë se ka nisur puna edhe për pastrimin e plazhit në Darzezë të Fierit.

Sipas Ramës, pastrimi po kryhet që turizmi bregdetar të nisë sa më mbarë.

“Darzezë – Në prag të sezonit turistik vijon puna në terren për pastrimin e plazheve që turizmi bregdetar të nisë sa më mbarë”, shkruan Rama.

SHKARKO APP