Home POLITIKE Rama: Shqipër...

Rama: Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve. Vendi ynë i bukur është gati për të mirëpritur botën

59
0

Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në shkurt 2024 krahasuar me vitin 2019. Kryeministri Edi Rama shprehet krenar për këtë arritje të vendit.

“Ne po ngjitemi gjithnjë e më lart. Krenarë të ndajmë që Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt krahasuar me 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, i lulëzuar dhe gati për të mirëpritur botën”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau në rrjetet sociale statistikat e publikuara nga ACI (Airports Council Intenational).

Shqipëria shënoi një rritje me 227.9% të trafikut të pasagjerëve në shkurt 2024, krahasuar me vitin 2019. Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit