Rama takohet me themeluesin e “World Policy Conference” në Abu Dhabi

Kryeministri Edi Rama është takuar në Abu Dhabi, edhe me Thierry de Montbrial i cili është shefi Ekzekutiv i Institutit Francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, njëkohësisht themeluesi dhe drejtuesi i “World Policy Conference”.

“Abu Dhabi, me Thierry de Montbrial, Shefi Ekzekutiv i Institutit Francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, njëkohësisht themeluesi dhe drejtuesi i “World Policy Conference””.

Konferenca Botërore Politikave (WPC) është një organizatë e pavarur qëllimi i të cilës është të kontribuojë në përmirësimin e të gjitha aspektet e qeverisjes, me qëllim për të promovuar një botë që është më e hapur, më e begatë, më e drejtë dhe me më shumë respekt e diversitetit të shteteve dhe kombeve.

SHKARKO APP